Këtë të mërkurë, Gjykata e Korçës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me armë zjarri të Joan Zukos.
Sterjo u paraqit sot në gjykatë nën masa të shtuara sigurie, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Të lidhura
None found
20-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Pas vendimit të gjykatës, Kristjan Sterjo do të qëndrojë në burg në vijim të procedurave hetimore dhe gjyqësore për ngjarjen e rëndë.
