LSDM: Banorët e Gostivarit prej pesë javësh përballen me mungesën e ujit të pijshëm

LSDM deklaron se ka kaluar një periudhë prej pesë javësh që qytetarët e Gostivarit nuk kanë ujë të pastër për konsum.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, situata vijon të mbetet pa zgjidhje dhe ende nuk është përcaktuar asnjë përgjegjës për krizën shëndetësore, si pasojë e së cilës u helmuan rreth 5,000 qytetarë.

LSDM pretendon gjithashtu se furnizimi me ujë të ambalazhuar nuk po funksionon siç duhet, pasi ai nuk u ofrohet banorëve të zonave rurale që ndodhen larg pikave të kontrollit. Partia akuzon qeverinë e Mickoskit se në ditët e para të krizës u fsheh, e zvarriti reagimin dhe më pas u përpoq ta zvogëlonte përmasën e problemit.

“Modeli është gjithmonë i njëjtë: fillimisht situata fshihet, më pas bëhet publike dhe në fund qytetarët mbeten pa ujë të sigurt”, shprehen nga LSDM. Sipas tyre, kur një qeveri jep vazhdimisht informacione të pavërteta për çështje themelore si uji, ajri dhe shëndeti, deklaratat e saj nuk gëzojnë më besimin e askujt. “Fjala e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk ka më asnjë kuptim”, thuhet në reagim.


Shtuar 12.08.2026 10:20

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomromabet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet