Vathi vonon për tre minuta zëvendësimin në sfidën NEC-Olympiacos

Një episod i pazakontë ndodhi të martën në mbrëmje gjatë përballjes mes NEC Nijmegen dhe Olympiacosit, kur kryerja e një zëvendësimi u pengua për disa minuta nga një arsye e çuditshme.

Në minutën e 27-të, NEC u detyrua të ndryshonte formacionin pasi Sami Ouaissa shfaqi një problem muskulor në kofshë.

Të lidhura

None found

Dick Schreuder zgjodhi Emre Morin për ta zëvendësuar, por lojtari turk nuk u lejua të hynte menjëherë në fushën e lojës.

Shkak për vonesën u bë një vath që futbollisti mbante në vesh.

Pamjet treguan një anëtar të stafit të NEC duke ndërhyrë te veshi i Morit, me sa dukej për t’ia hequr vathin ose për ta mbuluar atë, në mënyrë që lojtari të mund të aktivizohej.

Procedura e zëvendësimit u vonua për rreth tre minuta, ndërsa komentatori i Ziggo Sport, Wytse van der Goot, shprehu habinë për atë që po ndodhte.

“Ai ende duhet ta heqë vathin para se të lejohet të hyjë në fushë. Ose diçka duhet të mbulohet me shirit. Me siguri kjo nuk mund të jetë befasi, që nuk lejohet të luajë me këtë”, deklaroi ai.

Gjatë transmetimit u shfaq edhe Schreuder, i cili dukej jashtëzakonisht i nervozuar dhe bërtiste pranë vijës anësore.

Derisa pritej zgjidhja e problemit me vathin e Morit, NEC luajti për disa minuta në inferioritet numerik.

“Ndoshta e ka mbajtur vathin edhe më parë dhe zyrtarët italianë janë më striktë për këtë këtu? Nuk e di. Kjo është e pabesueshme. Për këtë çështje ende nuk është thënë fjala e fundit”, vijoi i habitur komentatori.

Vetëm pesë minuta pas këtij episodi, skuadra holandeze mori një tjetër goditje, sepse Philippe Sandler u detyrua ta braktiste ndeshjen për shkak të një dëmtimi.

Brayann Pereira zuri vendin e tij në fushë, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për NEC.


Shtuar 12.08.2026 09:05

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotday girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet