Financial Times: J.D. Vance i kërkoi Kievit të ndërpresë goditjet ndaj cisternave në Detin e Zi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, i ka kërkuar Ukrainës të ndërpresë sulmet me dronë kundër cisternave të naftës që shfrytëzojnë portet ruse në Detin e Zi, raportoi Financial Times.

Të lidhura

None found

Gazeta shkruan se kjo kërkesë iu përcoll Kievit në fund të muajit të kaluar, pasi në Uashington u ngrit shqetësimi se goditjet po shtonin pasigurinë në tregjet e naftës dhe po u shkaktonin dëme kompanive amerikane.

Në shënjestër të sulmeve kishin përfunduar cisterna që dërgonin naftë bruto nga Kazakistani në një terminal të Konsorciumit të Tubacionit Kaspik, i vendosur pranë një porti rus në Detin e Zi.

Ukraina i ka pezulluar goditjet ndaj këtyre anijeve pas ndërhyrjes amerikane. Edhe Bloomberg kishte raportuar më parë për një kërkesë të ngjashme nga SHBA-ja, duke sqaruar se cisternat në fjalë nuk ishin në pronësi ruse.


Shtuar 12.08.2026 08:46

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomzumabet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet