Turqia është tronditur nga një vrasje e dyfishtë, ku një 36-vjeçar i mori jetën bashkëshortes së tij 27-vjeçare dhe kunatit 56-vjeçar, pasi pretendonte se dyshonte për një marrëdhënie dashurie mes tyre.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën, rreth orës 10:00, në lagjen Yildirim të Bursës.
Të lidhura
None found
Mediat turke raportojnë se Ismail Matur, 36 vjeç, sulmoi fillimisht kunatin e tij, Yavuz Yilmaz, 56 vjeç, duke e qëlluar tetë herë në mes të rrugës dhe duke e vrarë.
Pas kësaj, autori u rikthye në banesën e tij, ku qëlloi për vdekje edhe gruan 27-vjeçare, Canan.
Policët që shkuan në vendngjarje arrestuan 36-vjeçarin dhe sekuestruan armën e përdorur prej tij në vrasjen e bashkëshortes dhe kunatit.
Gjatë komunikimit me efektivët pas arrestimit, Ismail Matur dyshohet se u deklaroi atyre se “ishte çështje nderi t’i vrisnim ata”.
Hetimet policore po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit të dyfishtë.
