Protestuesit kanë nisur lëvizjen nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke zhvilluar tubimin e 73-të kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë marshimit në Bulevard, qytetarët mbajnë pankarta dhe brohorasin kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit.
Të lidhura
None found
Organizatorët dhe protestuesit kanë bërë të ditur se qëndresa do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Ndërkohë, pritet që protestat të zgjerohen me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora.
