Një 39-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas shpërthimit të tubit të gazit të një mjeti lundrues, teksa po e zbriste atë nga karroceria e një automjeti transportues në Velipojë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të kësaj të marte, pranë Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet E. N. po nxirrte nga karroceria mjetin lundrues në pronësi të tij, kur tubi i gazit dyshohet se shpërtheu aksidentalisht.
Të lidhura
None found
Si pasojë, 39-vjeçari pësoi djegie në trup. Pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plotë të këtij incidenti.
