Në pikun e sezonit turistik, Ina Zhupa, kryetare e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm në Sarandë dhe Ksamil.
Sipas saj, banorët, bizneset dhe turistët po detyrohen të sigurojnë ujë përmes shisheve, bidonëve dhe boteve. Zhupa e ka përkufizuar këtë realitet si “turizmi i boteve”, duke vënë në dukje se mungesa e investimeve të qëndrueshme në rrjetin e ujësjellësit ka lënë pa zgjidhje një problem të përsëritur, pavarësisht burimeve ujore që rrethojnë Sarandën.
Të lidhura
None found
Ajo argumenton se kriza prek jo vetëm furnizimin me ujë, por edhe imazhin e dy destinacioneve, ekonominë lokale dhe standardin e shërbimit turistik.
Turizmi i boteve me ujë, Sarandë e Ksamil, 2026!
Në ditët më të ngarkuara të sezonit, në Sarandë dhe Ksamil shihen kudo bote uji. Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm i ka bërë ato zgjidhjen e vetme për banorët, bizneset dhe turistët.
Edhe pse Saranda ndodhet pranë burimeve ujore, qyteti ende nuk ofron furnizim të rregullt me ujë. Zhupa thotë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit për investime serioze në infrastrukturën e ujësjellësit, ndonëse zgjidhja e këtij problemi është premtuar në çdo palë zgjedhje lokale dhe qendrore.
Problemi, sipas saj, nuk kufizohet te mungesa e ujit. Ai përbën një krizë për turizmin cilësor dhe dëmton imazhin e Sarandës e Ksamilit, ekonominë e zonës dhe jetën e qytetarëve. Në vend të një destinacioni modern, për turistët po ofrohet një realitet i mbështetur te shishet, bidonët dhe botet e ujit.
