Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin në Parkun Kombëtar të Lurës po vazhdojnë njëkohësisht nga toka dhe nga ajri, me dhjetëra forca dhe dy helikopterë të përfshirë në operacion.
Dy helikopterët po hedhin ujë mbi zonat e prekura, me synimin për të penguar avancimin e flakëve në masivin pyjor.
Të lidhura
None found
Në terren ndodhen 13 forca zjarrfikëse, 7 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 4 punonjës të Drejtorisë së Emergjencave të Bashkisë Dibër, 20 vullnetarë, 14 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë së Bashkisë Dibër dhe 8 punonjës të ADZM Dibër.
Grupet e angazhuara po përqendrohen në rrethimin e vatrave aktive dhe në ndalimin e shtrirjes së zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera të parkut.
