Faton Peci, kryetari i Mitrovicës, ka njoftuar përmes një videoje se ndërtimi i urës së re mbi lumin Ibër po konkretizohet.
Ai bëri të ditur se ura do të ketë edhe një rol shtesë, pasi në zonën pranë saj është parashikuar të ndërtohet spitali rajonal i Mitrovicës.
Të lidhura
None found
Duke folur nga ura në ndërtim, Peci përshëndeti qytetarët dhe kujtoi se realizimi i këtij projekti kishte qenë një prej zotimeve të tyre gjatë zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, ura po bëhet realitet falë mbështetjes së qeverisë, ndërsa rëndësia e saj do të rritet edhe më shumë me ndërtimin e spitalit rajonal në afërsi.
Peci deklaroi se sa më shumë ura të ndërtohen në Mitrovicë, aq më tepër zbehen vlera dhe rëndësia e pranisë së forcave të panevojshme në urën qendrore të qytetit.
