Vllaznia ka bërë zyrtarizimin e afrimit më të fundit në skuadër, duke prezantuar sulmuesin Mamadou Tounkara. Futbollisti pritet t’i shtojë alternativa dhe forcë repartit ofensiv të ekipit shkodran.
Të lidhura
None found
“Mirë se vjen, Mamadou Tounkara! Forcë, energji dhe ambicie të reja për repartin sulmues të Vllaznisë. Tounkara vishet kuqeblu dhe është gati për sfidën e re! Suksese me fanelën e Vllaznisë”, shkroi klubi në postimin e tij.
Nën drejtimin e Edi Martinit, Vllaznia do ta zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit në kampionat ndaj Skënderbeut, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Klubi shkodran ka publikuar edhe videon e prezantimit të Mamadou Tounkaras.
