Memphis Depay ka gjetur sërish rrjeten me fanellën e Barcelonës, duke shënuar një supergol ndaj Stuttgartit.
Sulmuesi holandez u transferua si lojtarë i lirë te Barcelona në fillim të këtij muaji, pasi vendosi të ndahet me Lyonin.
Transferimi i Depayt në Camp Nou u prit me bujë të madhe, pasi sulmuesi tregoi formë të lartë në Ligue 1 dhe me kombëtaren e Holandës.
Dhe ashtu siç ishin pritjet edhe dolën, pasi Depay po arrin të lë gjurmë qysh në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Barcelonës.
Sulmuesi këmbëshpejtë ka shënuar tashmë golin e dytë me Barcelonën në ndeshjen miqësore ndaj Stuttgartit.
Depay shënoi një supergol në minutën e 21-të të ndeshjes, pas fillimisht bëri një driblim fantastik para goditjes.