Tërmeti i fortë në Kolumbi/ Shpëtohen të gjallë mes rrënojave nëna dhe foshnja e saj! U bllokuan në një ndërtesë 5-katëshe

Ekipet e shpëtimit në Cali të Kolumbisë, kanë nxjerrë të gjallë një nënë dhe foshnjën e saj të porsalindur nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti.

Të dy kishin mbetur të bllokuar në një ndërtesë pesëkatëshe, e cila u shemb në lagjen Ciudad Capri pas tërmetit me magnitudë 7.4, qe deri tani ka shkaktuar mbi 130 viktima.

Të lidhura

None found

Nëna dhe foshnja u transportuan në qendrat e asistencës aty pranë, ku u deklaruan jashtë rrezikut për jetën.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje mes rrënojave. Shpëtimtari Carlos Ortiz, u shpreh për mediat se gjetja e foshnjës së bashku me nënën, i ka dhënë ekipit shpresë për të vijuar punën.

“Për fat të mirë, gjetëm foshnjën me nënën e saj, gjë që na dha shumë shpresë për të vazhduar punën. Kemi shpëtuar tashmë shtatë persona dhe aktualisht po kërkojmë, pasi po marrim sinjale jete, një çift të moshuarish dhe nipin e tyre shtatëvjeçar”, tha Ortiz.

Duke iu referuar foshnjës, ai siguroi se gjendja e saj është e qëndrueshme.

“Për fat të mirë është e qëndrueshme. Ka pësuar disa gërvishtje të vogla gjatë nxjerrjes, por është në gjendje të qëndrueshme dhe është marrë nën kujdesin e paramedikëve të zonës”, deklaroi shpëtimtari.


Shtuar 11.08.2026 08:12

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom