Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj njoftimit të KFOR-it për nisjen e largimit gradual nga prania e përhershme në Urën kryesore të Mitrovicës.
Të lidhura
None found
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka vënë në pikëpyetje rolin e ish-udhëheqësve politikë të dalë nga UÇK-ja, të cilët, sipas tij, gjatë 27 viteve kanë mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, përfshirë ato të kryeministrit, ministrit dhe presidentit, ndërsa paralelisht janë angazhuar edhe në biznese e patundshmëri.
Gjinovci ka pretenduar se funksionet politike dhe pasuritë e krijuara prej tyre janë justifikuar me “çlirimin”, duke theksuar se çlirimi i Kosovës është realizuar nga NATO-ja.
Sipas tij, Ura e Ibrit ka qëndruar e mbyllur për 27 vjet si simbol i kontrollit serb në veri. Pas nisjes së largimit të KFOR-it, ai u ka bërë thirrje ish-pushtetarëve që të përdorin automjetet e tyre të shtrenjta dhe të shkojnë ta shohin gjendjen në veri, duke kaluar lirisht pranë urës.
Në fund të reagimit, Gjinovci ka shkruar: “Poshtë Albin Serbia!”.
