Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë në rrjete sociale video nga operacioni i shuarjes së flakëve në zonën e Mallakastrës, duke bërë të ditur se gjendja tashmë është stabilizuar plotësisht.
Autoriteti i Mbrojtjes konfirmoi se jeta është kthyer në normalitet në fshatrat Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen. Për të ruajtur sigurinë në atë territor, 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura kanë qenë të dislokuar në terren.
Të lidhura
None found
“Shprehim mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të ushtarakëve, punonjësve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe ekipeve lokale, të cilët bënë realitet përballimin e kësaj sfide”, theksoi në njoftimin e saj ministria.
