Mbajti lokalin hapur jashtë orës së lejuar në Shëngjin, gjobë 1 milion lekë për administratorin

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shengjin, Lezhë, 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit  me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit shtetasit A.D., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 10:52