Al-Ahli synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado

Al-Ahli ka konkretizuar interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Marc Casado, bëjnë të ditur raportimet e ekspertit të merkatos, Matteo Moretto.

Të lidhura

None found

Futbollisti 22-vjeçar pritet të largohet nga klubi katalanas gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi në sezonin e fundit nuk pati një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Hansi Flick.

Casado e kaloi pjesën më të madhe të sezonit si alternativë në stolin e rezervave, situatë që e ka shtyrë gjithnjë e më pranë largimit nga “Camp Nou”.

Edhe pse transferimi në Arabinë Saudite nuk përjashtohet prej tij, mesfushori spanjoll dëshiron të vlerësojë me kujdes çdo ofertë përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

Interesimi i Al-Ahlit konsiderohet konkret dhe klubi saudit mund të shndërrohet në një prej opsioneve më serioze për të ardhmen e Casados.

Barcelona është e gatshme ta lejojë largimin e tij, ndërsa situata mund të ndërlikohet më tej nëse klubi arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit. Ardhja e yllit të Manchester Cityt do të shtonte konkurrencën në repartin e mesfushës qendrore.

Për drejtuesit katalanas, shitja e Casados do të mundësonte krijimin e hapësirës në skuadër, si dhe sigurimin e një të ardhure të konsiderueshme nga transferimi i tij.


Shtuar 8.08.2026 23:04

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş