Mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy shtetasve shqiptarë, ka ndodhur në afërsi të qytetit të Serres, në Greqi.
Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në rrugën Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën dy personat që ndodheshin në automjet, një nënë 43-vjeçe dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë.
Trupat e viktimave u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmë mjekësore.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
