Një gjykatëse në shtetin e Nju Meksikos në SHBA, ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 567 milionë dollarë të tjerë, pasi nuk paralajmëroi publikun për rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët, raporton BBC.
Vendimi i gjyqtarit Bryan Biedscheid e çon në 942 milionë dollarë shumën totale që Meta duhet të paguajë në këtë çështje, duke përfshirë edhe 375 milionë dollarët e vendosur më herët. Ky konsiderohet vendimi më i madh financiar ndaj kompanisë lidhur me sigurinë e fëmijëve.
Të lidhura
None found
Gjyqtari e cilësoi Metën si një “shqetësim publik”, duke e krahasuar me ndotjen e ajrit. Sipas tij, kompania funksionon si një fabrikë, ku reklamat dhe përmbajtja janë produkti, ndërsa dëmet psikologjike dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve përbëjnë “ndotjen” që duhet të parandalohet. Ai urdhëroi që 567 milionë dollarët të derdhen në një fond të posaçëm për uljen e dëmeve të ardhshme.
Meta, pronare e platformave Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, deklaroi se nuk pajtohet me vendimin dhe se do ta apelojë atë.
“Ne punojmë çdo ditë për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në platformat tona dhe kemi qenë transparentë për sfidat që lidhen me identifikimin dhe largimin e aktorëve keqdashës dhe përmbajtjeve të dëmshme. Jemi të bindur në punën që kemi bërë për mbrojtjen e adoleshentëve në internet dhe do të vazhdojmë të mbrohemi ndaj pretendimeve që shtrembërojnë faktet”, thuhet në reagimin e kompanisë.
