Mbrëmjen e së djeshme, një 69-vjeçar ka humbur jetën në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte i pranishëm gjatë një konflikti të çastit.
Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi i identifikuar si Baftjar Vrapi 69-vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit.
Të lidhura
None found
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se i moshuari nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin e ndodhur mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.
Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në vendngjarje.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69-vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
