Aleanca ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Fjalën para gazetarëve pritet ta marrë kryetari i këtij subjekti politik, Ardian Gjini.
Në njoftimin e publikuar nuk është specifikuar tema e konferencës, e cila vjen pas zhvillimeve të sotme në Kuvend dhe dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti asnjë kandidat.
Më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjini e kishte cilësuar situatën si “një paftyrësi”.
Konferenca është caktuar të mbahet në orën 17:00.
