Blerim Kotobelli ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me Teutën. Mbrojtësi 33-vjeçar, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit te skuadra durrsake, e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Pas raportimit të “Newsport.al” pak ditë më parë, largimi tashmë është formalizuar, ndërsa pritet që edhe klubi të dalë me një njoftim zyrtar.
Të lidhura
None found
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Teuta. Dua të falenderoj presidentin dhe të gjithë tifozët durrsakë”, shkroi shkurtimisht Kotobelli.
Me mbylljen përfundimtare të aventurës te “Djemtë e Detit”, futbollisti pritet të vlerësojë alternativat për hapin e ardhshëm në karrierën e tij.


