Vincent Kompany vendos Ligën e Kampionëve si objektivin e madh të Bayernit

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin Bayern Munich triumfoi në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa vendosi edhe një rekord për golat e shënuar në kampionat, Vincent Kompany ka përcaktuar sfidën e radhës për ekipin e tij.

Para ndeshjes miqësore me Aston Villas, trajneri i Bayernit deklaroi se fitimi i Ligës së Kampionëve është synimi kryesor i bavarezëve.

Të lidhura

None found

Kompany pranoi se përmirësimi i mëtejshëm i skuadrës do të jetë i vështirë, duke theksuar se vlerësimi nuk lidhet vetëm me trofetë e fituar, por edhe me numrin e golave dhe ndeshjeve të triumfuara.

“Është e vështirë të bëhesh edhe më i mirë – nuk ka të bëjë vetëm me trofetë që kemi fituar, por edhe me numrin e golave dhe ndeshjeve që kemi fituar. Është e mundur, por e vështirë”, ka thënë fillimisht Kompany.

Pavarësisht kësaj, trajneri belg ishte i qartë për objektivin kryesor të sezonit të ri.

“Tani për tani, po them se qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshim për këtë. Por gjatë sezonit, do të them se duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”.

Në përfundim, Kompany nënvizoi se për të fituar Bundesligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve, skuadra duhet të ketë të gjithë lojtarët në formë dhe të gatshëm.

“Për të fituar Bundesligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve, na duhet e gjithë skuadra në formë dhe e shëndetshme”, përfundoi trajneri belg.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet