PDK: Albin Kurti dhe Vetëvendosje vazhduan bllokadën e konstituimit të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar. Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit përfaqëson vazhdimin e bllokadës institucionale nga Albin Kurti dhe bie ndesh me frymën dhe detyrimet e përcaktuara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të lidhura

None found

Partia vlerëson se zhvillimet e sotme e bënë të qartë se vonesa në formimin e institucioneve nuk lidhet me rrethana të jashtme apo me mungesën e votave, por me një vendim politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

PDK-ja thekson se nuk ekzistonte asnjë pengesë për propozimin e kandidatit për kryetar të kuvendit dhe zhvillimin e votimit për konstituimin e tij. Ajo rikujton se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se Kuvendi duhet jo vetëm të mblidhet, por edhe të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, mosveprimi i sotëm përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe shpërfillje të detyrimeve që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. PDK-ja nënvizon se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe se institucionet e republikës nuk mund të mbahen peng për interesa partiake.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se Kosova ka nevojë të menjëhershme për institucione funksionale, stabilitet politik dhe zbatim të plotë të Kushtetutës.

Partia Demokratike e Kosovës u bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndalojnë bllokadën institucionale dhe të mundësojnë pa vonesë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Shtuar 6.08.2026 13:04

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet