Një taksist është grabitur në Lezhë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas dëshmisë së drejtuesit të taksisë, autorët i kanë marrë një shumë parash, si edhe sende personale që kishte me vete.
Mësohet se në grabitje kanë qenë të përfshirë dy persona.
Të lidhura
None found
Për të identifikuar autorët dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
