Barcelona kushtëzon afrimin e Rodrit me vendimin e mesfushorit

Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar Rodrin nga Manchester City, por klubi katalunas do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm pasi të sigurojë pëlqimin e mesfushorit spanjoll.

Bisedimet mes Manchester Cityt dhe Real Madridit raportohet se kanë hyrë në ngërç, pasi palët nuk kanë gjetur dakordësi për shumën e transferimit. Ndërkohë, Rodri po e konsideron edhe opsionin e kalimit te Barcelona, veçanërisht pas kontakteve që ka pasur me bashkatdhetarët e tij në skuadër.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të avancojë me ofertën e saj vetëm nëse 30-vjeçari e vendos transferimin në Camp Nou përpara një kalimi te Real Madridi.

Klubi katalunas pritet t’i intensifikojë përpjekjet në rast se Rodri jep miratimin përfundimtar të marrëveshjes.

Manchester City mund të kërkojë 60-65 milionë euro për kartonin e fituesit të Kupës së Botës 2026, një kërkesë që do ta vështirësonte edhe më shumë realizimin e transferimit për Barcelonën, duke marrë parasysh kufizimet e saj buxhetore.

Për momentin, Barcelona ka vendosur si prioritet përforcimin e repartit të sulmit me një qendërsulmues. Julian Alvarez i Atletico Madridit vazhdon të jetë objektivi kryesor i klubit.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet