Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka dëshiruar sukses deputetëve të rinj të Kuvendit me rastin e seancës së sotme konstituive, duke veçuar veçanërisht grupin parlamentar të Aleancës.
Të lidhura
None found
Ai e ka cilësuar mandatin e ri si një përgjegjësi të madhe ndaj çdo qytetari që u ka dhënë besimin, ndërsa ka shprehur bindjen se ekipi i Aleancës do të përfaqësojë fuqishëm arsyen, zhvillimin dhe stabilitetin gjatë kësaj legjislature.
Gjini ka theksuar se qëndrimi i Aleancës ka qenë dhe vazhdon të jetë i qartë dhe transparent.
“Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës!
Ky mandat përbën një përgjegjësi të madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë.
Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent.
Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
