Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, deklaroi se do ta mbështesë me votë Presidentin sapo emri i tij të paraqitet në Kuvend.
Të lidhura
None found
“Për mua ka rëndësi që të funksionojë shteti. Jam për edhe për Presidentin, s’kam asnjë pengesë me askënd”, u shpreh shkurt Berisha para nisjes së seancës konstituive.
Ndërkohë, deputetët kanë nisur të mbërrijnë në sallë për seancën, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00.
