Mbrëmjen e sotme, Vllaznia do të zbresë në fushë për të luajtur sfidën e kthimit me qipriotët e AEL Limasolit.
Si në sfidën ndaj Shirokit, të pranishëm në stadium do të jetë rreth 30% e kapacitetit të impiantit ‘’Loro Boriçi’’ me shkodranët të cilët do të kenë në favor tifozerinë e tyre.
Interesimi i mbështetësve ka qenë mjaft i madh, teksa zyra e shitjes së biletave ka nxjerrë një njoftim në xham ku lajmëron të gjithë të interesuarit se nuk ka asnjë biletë të mbetur. Sipas gjasave, janë shitur mbi 6 mijë bileta, dhe për Vllazninë ky do të jetë plus për të bërë paraqitje sa më pozitive.