SHBA do t’i kthejë Irakut 17 000 kryevepra të vjedhura të antikitetit

17,000 objekte antikiteti që datojnë deri 4,000 vjet më parë, do t’i rikthehen Irakut nga SHBA, njoftoi sot kryeministri Mustafa al-Kadhimi.

SHBA do të kthejë thesaret arkeologjike që janë vjedhur dekadat e fundit, në aktin që ministri i kulturës në Baghdad quajti “të paprecedentë”.

Njoftimi erdhi pas takimit të kryeministrit iraken Mustafa al-Kadhimi me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington.

Al-Kadhimi tha se nje pjese nga veprat e lashta nga Mesopotamia, do të kthehen me avionin e tij.

“Ky është kthimi më i madh i antikiteteve në Irak,” tha Nazim, duke ngritur lart vendimin si “rezultat i disa muaj përpjekjesh të autoriteteve irakene me ambasadën e tyre në Uashington”.

Shumica e veprave të lashta artistike përfaqësojnë “këmbimet kulturore gjatë epokës Sumeriane”, tha ministria në një deklaratë.

Antikitetet e Irakut janë grabitur gjatë disa dekada luftërash dhe kryengritjesh, shpeshherë nga grupe të organizuara kriminale, që prej kaosit që pasoi nga pushtimi amerikan i vitit 2003 që përmbysi udhëheqësin e vjetër Saddam Hussein.

“Nuk është e mundur të cilësohet numri i saktë i pjesëve artistike që janë vjedhur nga vendet tona arkeologjike”, tha Qahtan al-Obaid, drejtor i antikiteteve në muzeumin e Basra.

Impjantet arkeologjike në të gjithë vendin janë dëmtuar rëndë dhe muzeumet janë grabitur. Vetëm nga muzeumi kombëtar i Irakut në kryeqytetin Bagdad janë vjedhur 15,000 pjesë arkeologjike.

Mes pjesëve më të çmuara që do të kthehen është një tabletë e vogël balte 3,500-vjeçare e librit Gilgamesh, që gjendej në Muzeumin e Biblës në Uashington.

Fragmenti i rrallë tregon një sekuencë nga mbishkrimet e Akkadian, i zbuluar nga koleksionisti milioner David Green. Ajo u sekuestrua nga autoritetet amerikane në 2019, dy vjet pasi Green hapi muzeumin e historisë së kristianizmit  në Uashington.


Shtuar 29.07.2021 16:59