4 në garë, cilit do t’i besohet shirit i kapitenit te Reali?

Real Madridi tashmë ka përpiluar listën me katër lojtarët që do të jenë kapitenë të tyre në sezonin e ardhshëm pas largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Marcelo pasoi Ramosin si kapiten i klubit në fillim të këtij muaji, duke thënë se ishte një “nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten” i Real Madridit.

Sipas Football Espana, sulmuesi Karim Benzema do të shërbejë në mungesë të Marcelo si kapiten i dytë i klubit.

Nacho thuhet se është emëruar si kapiteni i tretë i klubit, ndërsa Varane fillimisht do të ishte i katërti përpara kalimit të tij në Old Trafford.

Mundo Deportivo tani raporton se mesfushori i vjetër i klubit, Luka Modric tani do të zërë vendin e lojtarit të ardhshëm të Unitedit si kapiten i katërt i Los Blancos.


Shtuar 29.07.2021 17:05