Ngjarje e rëndë në Greqi/ 55-vjeçari fshehu në frigorifer trupin e babait të vdekur për t’i marrë pensionin

Trupi i pajetë i një 90-vjeçari është zbuluar brenda një frigoriferi të vendosur në bodrumin e shtëpisë së tij në Greqi.

Të lidhura

None found

Autoritetet u vunë në lëvizje pasi morën të dhëna për zhdukjen e të moshuarit. Në kuadër të hetimit dhe verifikimeve të nisura, policia kërkoi shpjegime nga djali 55-vjeçar i viktimës dhe më pas gjeti trupin e 90-vjeçarit të fshehur në frigorifer.

Një ekspert mjeko-ligjor shkoi në vendngjarje dhe nga ekzaminimi paraprak nuk evidentoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë-nekropsisë.

Policia arrestoi 55-vjeçarin, i cili, sipas raportimeve të mediave greke, u deklaroi hetuesve se i ati kishte vdekur për shkaqe natyrore. Dyshimet janë se ai e fshehu trupin në frigorifer me qëllim që të vijonte të merrte pensionin e të ndjerit.

Hetimet e autoriteteve vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 4.08.2026 18:04

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş