Kontrolle të përditshme në det gjatë sezonit turistik, 32 mjete lundruese u bllokuan në korrik

Gjatë gjithë sezonit turistik, Policia Kufitare e Vlorës do të ushtrojë kontrolle të përditshme në hapësirën detare, me synim rritjen e sigurisë në lundrim dhe shmangien e aksidenteve.

Amarilda Shabani, shefja e Stacionit të Policisë Kufitare në Triport, deklaroi se gjatë muajit korrik janë bllokuar 32 mjete lundruese për mosrespektim të rregullave, ndërsa janë vendosur po aq masa administrative.

Të lidhura

None found

Verifikimet janë kryer kryesisht në zonën e Gjirit të Vlorës dhe pranë Shpellës së Haxhi Aliut. Krahas kontrolleve, efektivët kanë ndërmarrë edhe fushata ndërgjegjësimi, përmes të cilave drejtuesve të mjeteve lundruese u është kërkuar të përdorin jelekët e shpëtimit dhe të zbatojnë masat e sigurisë.

Shabani paralajmëroi se shkeljet e rënda do të ndëshkohen pa tolerancë. Vetëm në korrik janë evidentuar dy raste të tilla, për të cilat u vendosën gjoba me vlerë 500 mijë lekë të rinj secila, në zbatim të legjislacionit detar.


Shtuar 4.08.2026 16:10

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş