Angellov: Helikopteri i ushtrisë u angazhua në luftën kundër zjarrit në Kavadar

Zjarri në territorin e Kavadarit, ndërmjet fshatrave Raec, Qesendre dhe Drenovë, vazhdon të jetë aktiv. Flakët kanë përfshirë pyllin me bimësi të ulët dhe vegjetacionin e ulët.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, janë lokalizuar disa vatra të tjera. Është shuar zjarri në afërsi të lokalitetit Teqe, në rrugën “Dibrane” në Prilep, ku digjej një deponi. Janë vënë nën kontroll edhe flakët ndërmjet fshatrave Shemshovë dhe Siriçinë, në Komunën e Tearcës, që kishin përfshirë mbeturina, si dhe zjarret në fshatrat Glluvë dhe Mirkovcë të Komunës së Çuçer Sandevës, ku digjej bar i thatë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se zjarri në Komunën e Kavadarit ishte vatra më e rëndë që digjej dje në territorin e shtetit. Sipas tij, në ndërhyrje u angazhuan dy airtraktorë dhe një helikopter i ushtrisë, ndërsa për gjendjen do të flasë më hollësisht kryetari i komunës.

Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, deklaroi se dje operacionit iu bashkuan edhe dy airtraktorë, të cilët dhanë ndihmë të konsiderueshme nga ajri. Ai theksoi se era dhe temperaturat ndikuan në përhapjen e flakëve në një rreze prej shtatë kilometrash, duke përfshirë fshatin Drenovë, fshatin Raec me rrethinë dhe fshatin Qesendre.


Shtuar 4.08.2026 16:13

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş