Ndërhyrja estetike i mori jetën efektives së NYPD-së në Republikën Dominikane, familja kërkon hetim

Një police e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka vdekur pas komplikacioneve të shfaqura pas një operacioni estetik në Republikën Dominikane. Familjarët e saj kërkojnë që rasti të hetohet për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë mjekësore.

Të lidhura

None found

Rebecca De Paula, 31 vjeçe, pjesë e forcave të policisë prej më pak se dy vitesh, ndërroi jetë të dielën në mëngjes. Ajo kishte kryer një ndërhyrje për heqjen e implanteve të gjirit në një klinikë në Santo Domingo.

Familja bëri të ditur se pas operacionit efektivja pësoi një infeksion bakterial, i cili dyshohet se ndikoi në rëndimin e gjendjes së saj shëndetësore.

Nëna e Rebeccës udhëtoi drejt qendrës mjekësore pasi u informua se e bija ndodhej në gjendje të rëndë. Megjithatë, kur arriti atje, mori vesh se 31-vjeçarja kishte vdekur.

De Paula ishte nderuar në mars me titullin “Oficerja e Muajit” në komisariatin e 46-të të Bronx-it, si vlerësim për “punën e jashtëzakonshme policore dhe përkushtimin ndaj komunitetit”.

Përveç detyrës në polici, Rebecca ishte nënë e tre fëmijëve dhe shërbente si pastore së bashku me bashkëshortin e saj.

Patrick Hendry, presidenti i Shoqatës së Policëve të Nju Jorkut, shprehu dhimbjen e tij për humbjen e efektives.

“Zemrat tona janë të rënduara nga humbja e motrës sonë, oficeres Rebecca DePaula, e cila ndërroi jetë jashtë shërbimit pas vetëm 18 muajsh në detyrë. I kërkojmë të gjithë njujorkezëve të mbajnë familjen, miqtë dhe kolegët e saj në lutje gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha ai.

Të afërmit e Rebecca De Paula-s u kanë kërkuar autoriteteve lokale në Republikën Dominikane të verifikojnë rrethanat e vdekjes dhe të shqyrtojnë nëse gjatë procedurës janë bërë gabime mjekësore apo ka pasur neglizhencë.

Ekspertët e kirurgjisë plastike theksojnë se heqja e implanteve të gjirit mund të shkaktojë komplikacione të ndryshme, mes tyre infeksione, mpiksje gjaku, probleme me zemrën dhe mushkëritë, grumbullim lëngjesh ose hematoma.

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nga viti 2009 deri në vitin 2022 janë shënuar 93 vdekje të lidhura me operacione estetike te shtetas amerikanë në Republikën Dominikane.

Rasti i De Paula-s pason një tjetër ngjarje tragjike brenda policisë së Nju Jorkut. Në tetor 2025, detektivja e NYPD-së Alicia Stone vdiq një javë pasi kreu një ndërhyrje estetike për ngritjen e vitheve dhe liposuksion në Kolumbi.

Familja e Rebecca De Paula-s është në pritje të përfundimit të hetimit, i cili pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të plota të vdekjes së saj.


Shtuar 4.08.2026 09:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet