Prej 65 ditësh, qytetarët po vazhdojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Kjo lëvizje protestuese, e cilësuar si e paprecedentë në vend, ka dëshmuar rezistencë, vazhdimësi dhe qytetari. Mes thirrjeve që jehojnë gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit janë “Poshtë patronazhistët” dhe kërkesa që Rama të japë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit kundërshtojnë gjithashtu klasën e vjetër politike dhe kërkojnë ndryshimin e sistemit. Synimi i tyre është një “Shqipëri e re”, ku personat e korruptuar të përballen me drejtësinë dhe të mbrohen interesat e ligjshme të qytetarëve.
Protestuesit kanë bërë të ditur se revolta do të vijojë. Ata kanë paralajmëruar protesta mbarëkombëtare edhe gjatë muajit gusht, konkretisht më 14, 15 dhe 16, kur pritet të bashkohet edhe Diaspora.
