Dheu i Bardhë vijon të jetë pika kufitare me ngarkesën më të madhe në hyrje të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kalimi i kufirit në këtë pikë mund të zgjasë deri në 2 orë.
Të lidhura
None found
Në hyrje është krijuar një kolonë prej 100 metrash, ndërsa në dalje ajo arrin në 80 metra. Udhëtarëve që largohen nga Kosova u duhen rreth 10 minuta për të kaluar kufirin.
Fluks i shtuar është evidentuar edhe në Muçibabë, ku pritjet për hyrje shkojnë deri në 1 orë dhe kolona ka arritur në 500 metra. Ndërkohë, në Han të Elezit janë regjistruar pritje rreth 30 minuta dhe një kolonë prej 250 metrash.
Në Kullë, procedurat për hyrje përfundojnë brenda 5 deri në 10 minuta, pavarësisht kolonës prej 150 metrash. E njëjta kohë pritjeje, nga 5 deri në 10 minuta, raportohet edhe në Vërmicë.
Qarkullimi vijon pa pengesa në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq, Mutivodë dhe Glloboqicë, ku pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
