Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Palasë/ Policia dy orë operacion në det për ndalimin e mjetit, shoqërohen personat që ishin në bord

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Palasës, ku u qëllua nga një jaht.

Mësohet se pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, autoritetet kanë ndaluar mjetin lundrues dhe kanë shoqëruar personat që ishin në bord.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur pushues që ndodheshin në zonë njoftuan policinë se nga një jaht ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë ngritur me urgjencë në këmbë dhe i janë vënë në ndjekje mjetit lundrues në hapësirën detare.

Gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, kanë tentuar të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë, por pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit.

Në përpjekje për t’u uniformave blu, jahti ka fikur dritat dhe ka vijoi lëvizjen në det, por pas dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm.

Po ashtu, në jaht pritet të kryhen kontrolle për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 3.08.2026 07:31

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio