Me përfundimin e fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protesta kundër qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e 64-të, vijoi me një tjetër formë aksioni. Qytetarët pjesëmarrës nisën një marshim masiv nëpër kryeqytet.
Protestuesit u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe u drejtuan në rrugët kryesore të Tiranës, duke sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit, turma vazhdoi me thirrje të forta politike në kor, mes të cilave kërkesa “Rama, jep dorëheqjen”. Krahas largimit të menjëhershëm të kreut të ekzekutivit, pjesëmarrësit kërkuan që e gjithë klasa e vjetër politike të japë llogari përpara drejtësisë.
