Selenica kundër bashkimit me Vlorën, Bellaj: I përmbushim kriteret për të qenë Bashki më vete

Këtë të shtunë, përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar lidhur me propozimet për bashkimin e kësaj njësie vendore me Bashkinë e Vlorës, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Bellaj ka kundërshtuar deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, sipas të cilit banorët e Selenicës kishin shprehur vetë dëshirën për t’iu bashkuar Vlorës.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku e ka cilësuar këtë qëndrim si një “thikë pas shpine” për komunitetin dhe si dëmtim të besimit të qytetarëve te përfaqësuesit e tyre.

Ai ka këmbëngulur se Selenica i përmbush kriteret ligjore, ekonomike dhe historike për të vijuar funksionimin si bashki më vete.

“Të dashur banorë të Bashkisë Selenicë,

Mesazhet dhe telefonatat e shumta, qëndrimi i shprehur nga përfaqësues të komunitetit në mbështetje të Bashkisë Selenicë, si edhe deklarata e deputetit Bido, më bëjnë të domosdoshme që të shpreh edhe një herë publikisht qëndrimin tim për reformën e re administrativo-territoriale.

Thënia e deputetit Ardit Bido se ‘Selenica donte vetë të shkonte në Vlorë’ nuk është e vërtetë dhe ka shkaktuar zhgënjim të madh te banorët e kësaj treve. Të deklarosh se flet në emër të një komuniteti pa e pyetur atë përbën një goditje ndaj besimit që qytetarët u japin përfaqësuesve të tyre. Për shumë banorë të Selenicës, kjo deklaratë u pa si një thikë pas shpine, pikërisht në një kohë kur pritej mbështetje për interesat e zonës dhe jo qëndrime që i vënë ato në dyshim.

Dua ta them qartë: askush nuk mund të marrë përsipër të vendosë apo të flasë në emër të Bashkisë Selenicë. Vullneti i banorëve nuk mund të zëvendësohet nga dëshirat ose bindjet personale të askujt.

Pozicioni im ka qenë dhe vazhdon të jetë i njëjtë: Selenica duhet të mbetet bashki më vete. Ky qëndrim nuk buron nga interesa personale apo administrative, por nga detyrimi ndaj qytetarëve, historisë, identitetit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të kësaj bashkie.

Gjatë dëgjesës së zhvilluar pranë Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kam paraqitur argumente të qarta dhe të bazuara në fakte për të dëshmuar se Bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kushtet për të vijuar si njësi vendore më vete. Shtrirja territoriale, numri i fshatrave, pasuritë natyrore, mundësitë ekonomike dhe puna e administratës vendore tregojnë se kjo bashki ka kapacitetet e nevojshme për të vazhduar zhvillimin.

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të merret në konsideratë. E ardhmja e Selenicës nuk mund të përcaktohet nga deklarata të pavërteta, por nga vullneti i komunitetit dhe interesi i tij më i mirë.

Kam besim se zëri i banorëve të Bashkisë së Selenicës do të dëgjohet dhe do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e Qarkut Vlorë dhe Kuvendi i Shqipërisë”, ka shkruar ai.


Shtuar 1.08.2026 14:35

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort