MI6 e Mbretërisë së Bashkuar kryeson klasifikimin e agjencive evropiane të inteligjencës, të publikuar nga media franceze, pasi ka grumbulluar 251 pikë.
Të lidhura
None found
Në renditjen e përgatitur nga “L’Express”, DGSE e Francës pozicionohet e dyta me 169 pikë, kurse AIVD e Holandës zë vendin e tretë me 97 pikë. Pozita e katërt ndahet nga dy shërbimet ukrainase, SBU dhe HUR, me nga 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë renditet e pesta me 62 pikë.
Pjesë e dhjetëshes së parë janë gjithashtu shërbimet e inteligjencës të Suedisë, Norvegjisë, Estonisë, Polonisë dhe Danimarkës.
Klasifikimi është përpiluar nga një juri me 60 profesionistë ndërkombëtarë të fushës së inteligjencës. Mbështetur në përvojën personale, secili anëtar ka përzgjedhur pesë shërbime të huaja, duke dhënë pesë pikë për të parin dhe duke e ulur vlerësimin deri në një pikë për vendin e pestë. Efikasiteti dhe besueshmëria kanë qenë kriteret kryesore mbi të cilat është bazuar vlerësimi.
Pas dhjetëshes kryesuese, në listë përmenden edhe dhjetë shtete të tjera: Rumania, Spanja, Finlanda, Zvicra, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Portugalia, Austria dhe Letonia.
