Serveri i Entit Shtetëror për Revizion është goditur nga një sulm kibernetik, bëri të ditur institucioni. Përmes adresës zyrtare elektronike të drejtorit Maksim Acevski po shpërndahen mesazhe fishing, që synojnë mashtrimin e marrësve.
Të lidhura
None found
Në njoftim thuhet se këto mesazhe të dyshimta kanë mbërritur te marrës në të gjithë Maqedoninë e Veriut, si dhe te bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të Entit.
Institucioni u kërkon qytetarëve dhe institucioneve që të mos i hapin mesazhet dhe të shmangin klikimin e lidhjeve (linkeve) të përfshira në to.
Për zgjidhjen e problemit është angazhuar tashmë Sektori i Teknologjisë së Informacionit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Pavarësisht sulmit, faqja zyrtare e Entit Shtetëror për Revizion vijon të funksionojë normalisht dhe raportet e revizionit vazhdojnë të publikohen në të.
