Përfundon bashkëpunimi mes Zekirija Ramadanit dhe Dritës

Zekirija Ramadani është larguar nga drejtimi i Dritës, pasi trajneri shkupjan konfirmoi se bashkëpunimi me kampionen e Kosovës ka marrë fund.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për Telegrafin, Ramadani bëri të ditur se ai dhe klubi gjilanas kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, por nuk zbuloi arsyet që çuan në këtë vendim.

“Po është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin, detajet do t’i mësoni më vonë”, deklaroi shkurt Ramadani për Telegrafin.

Trajneri shkupjan e mori drejtimin e Dritës në vitin 2024. Gjatë kësaj periudhe, ai krijoi një ekip konkurrues dhe e riktheu klubin nga Gjilani në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Ramadani shënoi arritje të rëndësishme në stolin e Dritës, duke e udhëhequr skuadrën drejt sukseseve të mëdha dhe fitimit të dy titujve radhazi të kampionit të Kosovës.

Puna e tij u vlerësua për stabilitetin dhe organizimin që solli në ekip, ndërkohë që Drita ruajti statusin e saj si një prej klubeve kryesore të futbollit kosovar.

Deri më tani, as trajneri dhe as klubi gjilanas nuk kanë bërë publike shkaqet e përfundimit të bashkëpunimit.

Tashmë pritet të mësohet se kush do ta zëvendësojë Ramadanin në pankinën e Dritës dhe si do të vazhdojë kampionia e Kosovës rrugëtimin në sezonin e ri.


Shtuar 31.07.2026 18:09

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort