Florian Nesimi thumbon Apasievin: Si do të reagojë kur provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në shqip?

Analisti politik Florian Nesimi ka ironizuar kreun e së Majtës, Dimitar Apasiev, pas kritikave të këtij të fundit ndaj vendimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që faqja zyrtare e ministrisë të jetë e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetet sociale, Nesimi shkroi: “Apasievi qenka nervozuar pse Jeton Shasivari e ka bërë edhe në gjuhën shqipe faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Po kur të bëhet edhe provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, çfarë do të thotë vallë Apasievi?”

Vendosja e versionit në shqip të faqes së Ministrisë së Drejtësisë është pjesë e masave që synojnë zgjerimin e përdorimit të kësaj gjuhe në komunikimin institucional.

Ky reagim vjen ndërsa përdorimi i shqipes në institucionet shtetërore mbetet temë e debatit politik në vend. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa të tjerë për zbatimin e dispozitave ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhëve zyrtare.


Shtuar 31.07.2026 17:03

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort