Dinamo siguroi praninë në turin e tretë të Conference League pasi mposhti Aluminij me rezultatin e pastër 3-0, të enjten në mbrëmje në “Elbasan Arena”. Kryeqytetasit tashmë do të përgatiten për përballjen me FK Audën, skuadrën letoneze që eliminoi Steauan e Bukureshtit në krahun tjetër.
Takimi i parë do të zhvillohet në Riga të Letonisë, të enjten e 6 gushtit. Sfida në stadiumin “Kekavas Stadions” do të nisë në orën 18:00.
Të lidhura
None found
Ndeshja e kthimit, nga e cila do të dalë skuadra që avancon në fazën “playoff”, është programuar për më 13 gusht në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00.
