Bayern Munich ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me tre lojtarë, duke i bërë publike emrat e tyre dhe duke i paralajmëruar se nuk do të kenë mundësi të aktivizohen nëse nuk gjejnë skuadra të reja.
Të lidhura
None found
Max Eberl, drejtori sportiv i klubit bavarez, konfirmoi se Sacha Boey, Bryan Zaragoza dhe Joao Palhinha nuk konsiderohen më pjesë e planeve të ekipit dhe mund të largohen gjatë kësaj vere.
Të tre futbollistët janë kthyer te Bayern Munich pas huazimeve të sezonit të kaluar. Boey luajti te Galatasaray, Zaragoza ishte pjesë e Romës, ndërsa Palhinha kaloi sezonin 2025/26 në radhët e Tottenhamit.
Mesfushori portugez shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Tottenhamit kundër Evertonit në javën e fundit, rezultat që i siguroi klubit londinez mbijetesën në Ligën Premier.
Tottenhami pritej ta transferonte përfundimisht Palhinhën, por palët nuk arritën marrëveshje. Në vend të tij, skuadra angleze mori Sandro Tonalin nga Neëcastle për rreth 116 milionë euro.
Bayern Munich vjen pas një sezoni të suksesshëm, pasi ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany fitoi Bundesligën dhe arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke u dalluar për lojën e tij sulmuese dhe spektakolare.
Afati kalimtar veror ka qenë deri tani relativisht i qetë për bavarezët, të cilët kanë afruar si përforcime kryesore mbrojtësin e majtë Nathaniel Broën dhe sulmuesin Ismael Saibari. Tani, klubi po përqendrohet te largimi i lojtarëve që nuk janë më në planet e trajnerit dhe drejtuesve.
“Kemi tre lojtarë për të cilët jemi të gatshëm të shqyrtojmë largimin. Ata nuk kanë të ardhme te Bayern”, deklaroi Eberl.
Ai shtoi se qëndrimi i tyre në skuadër do të ishte shumë i vështirë, pasi klubi nuk planifikon t’u japë rol: “Nëse duan të qëndrojnë, do ta kenë shumë të vështirë, sepse nuk llogarisim tek ata. Prandaj nuk do të kenë rol në skuadër. Kjo vlen për Sacha Boey, Joao Palhinha dhe Bryan Zaragoza”.
