Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën me motor në Kretë, 28-vjeçari nga Elbasani dhe 34-vjeçari nga Gramshi

Një aksident i rëndë me motoçikletë në ishullin grek të Kretës u mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Ata janë Edison Xhaka, 28 vjeç, me origjinë nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi.

Ngjarja tragjike u regjistrua të enjten, rreth orës 03:00, në rrugën Kissamos–Hania, afër zonës së Kolymbarit. Autoritetet greke bëjnë të ditur se, në rrethana ende të paqarta, motoçikleta ku udhëtonin të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me barrierën metalike në anë të saj.

Të lidhura

None found

Goditja rezultoi vdekjeprurëse për të dy shqiptarët, të cilët humbën jetën në vend. Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan në zonën e aksidentit, ndërhyrja e tyre nuk arriti t’i shpëtonte.

Edison Xhaka kishte vite që banonte dhe punonte në zonën e Kissamosit. Ndërsa Aleksandër Toçila ishte zhvendosur atje prej disa kohësh për motive pune.

Humbja e dy bashkatdhetarëve ka tronditur dhe pikëlluar komunitetin shqiptar që jeton në Kretë. Shoqata Shqiptare “Kastel” në Kisamo reagoi pas ngjarjes, duke i kujtuar viktimat si djem të respektuar dhe punëtorë, si dhe u përcolli ngushëllime familjeve, të afërmve dhe miqve të tyre.

Në njoftimin e shoqatës thuhet se ngushëllimet për Edison Xhakën do të priten në banesën e vëllait të tij, Festim Xhaka. Për Aleksandër Toçilën, pritjet do të mbahen në ambientet e shoqatës, të cilat do të qëndrojnë të hapura për bashkatdhetarët.

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik, në të cilin humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort