Në një kohë kur punëtorët në vend marrin pagat më të ulëta në Evropë dhe qeveria e Mickoskit nuk pranon që pagën minimale ta rrisë në 600 euro, Arben Fetai është emëruar në një pozicion të ri, ndonëse nuk paraqitej në punë, akuzoi sot LSDM.
Të lidhura
None found
Sipas LSDM-së, qytetarët paguan shumë për Fetain, ndërkohë që ai nuk bëri asgjë dhe publikonte fotografi nga argëtimi i tij në Tajlandë.
Partia pretendon se, në vend që të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimin e parave të qytetarëve, Fetai u shpërblye nga Mickoski me detyrën e përfaqësuesit special në BE, e cila sjell privilegje të reja të financuara nga qytetarët.
“Me çfarë e meritoi Fetai këtë shpërblim nga Mickoski? Apo bëhet fjalë për një marrëveshje të re koalicioni?”, pyesin nga LSDM.
Siç theksojnë nga kjo parti, kjo paraqet fytyrën e vërtetë të Mickoskit: ndërsa flet vazhdimisht për përgjegjësi, zyrtarët e tij veprojnë sipas dëshirës.
“Për Mickoskin, mosveprimi dhe marrëveshjet janë standardi kryesor”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
