Nis ekshumimi në lokacionin e dyshuar si varr masiv në Kalludër të Zubin Potokut

Sot pritet të nisin punimet për zhvarrosje në terrenin e thyer malor të fshatit Kalludër, në komunën e Zubin Potokut, pasi dy ditë më parë aty u zbuluan eshtra njerëzish.

Të lidhura

None found

Ky veprim vjen menjëherë pas prangosjes së dy shtetasve serbë, të cilët hetohen për krime të kryera gjatë konfliktit.

Hetuesit besojnë se vendi ku do të kryhen gërmimet fsheh një varr masiv me trupat e shumë viktimave civile shqiptare të ekzekutuara në kohë lufte.

Ndër rastet më të rënda që lidhet me këtë zonë është zhdukja pa lënë shenjë e 23 burrave, shumica banorë të Mitrovicës, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Ata u kapën më 19 prill nga trupat serbe teksa përpiqeshin të arrinin në Mal të Zi dhe që nga ajo ditë fati i tyre mbetet i panjohur.


Shtuar 30.07.2026 10:13

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet