Nën akuzë për tender, Borçe Markovski largohet nga Maqedonia përmes Tabanocit drejt Serbisë

Borçe Markovski, biznesmen nga Manastiri dhe konsull nderi i Bjellorusisë, është larguar nga territori i Maqedonisë pasi Gjykata Themelore në Strugë vendosi t’ia kthente dokumentin e udhëtimit, transmeton INA.

Të lidhura

None found

Markovski u ndalua më 29 korrik në pikën kufitare “Tabanoc”. Megjithatë, pasi autoritetet përfunduan verifikimet zyrtare, ai mori leje të vijonte udhëtimin për në Serbi, pasi në sistemet përkatëse nuk rezultonte asnjë masë aktive që t’ia ndalonte kalimin e kufirit shtetëror.

Gjykata e Strugës ka bërë të ditur se pasaporta iu rikthye pasi biznesmeni vendosi një garanci pronësore që tejkalon vlerën e pesë milionë eurove. Kreu i kësaj gjykate, Vullnet Vinca, ka sqaruar se, sipas interpretimit të institucionit që drejton, garancia pasurore dhe masa për konfiskimin e pasaportës nuk mund të zbatohen në të njëjtën kohë, raporton portali 24chasa.mk.

Sipas informacioneve jozyrtare, Prokuroria Themelore Publike në Strugë e ka kundërshtuar vendimin për kthimin e pasaportës, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike e Manastirit ka dhënë mendim pozitiv.

Markovski, së bashku me shtatë persona të tjerë, akuzohet për keqpërdorime të lidhura me prokurimin publik për zhvendosjen e stacioneve të prodhimit nga TEC “Oslomej” në REK “Manastiri”. Aktakuza i referohet një kontrate me vlerë rreth 1,7 milionë euro, ndërsa kompania e tij dyshohet se ka përfituar mjete financiare për punime që nuk janë realizuar plotësisht.

Procesi gjyqësor është zhvendosur nga Manastiri në Gjykatën Themelore të Strugës. Seanca e ardhshme është planifikuar të mbahet më 2 shtator 2026./INA/


Shtuar 30.07.2026 10:16

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet